Një video e forcave speciale greke LOK, që stërviten duke kënduar marshe ushatarake antishqiptare e antiturke ka bërë xhiron e botës prej datës 15 korrik 2014. Në këtë video shfaqen trupat speciale që thërrasin “Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku, gjak maqedonasi, arabi dhe shqiptari.”
Mediat greke që e kanë publikuar dhe komentuara të parat këtë video, shkruajnë se tashmë duket qartë që në Forcat Ushtarake Greke janë krijuar vatra neonaziste që nxisin urrejtjen ndaj fqinjëve, veçanërisht urrejtjen fetare. Në vargjet e këngës “patriotike” të ushtarakëve thuhet edhe se “Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke,” “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi” e shumë fjalë banale e fyese.
Kjo nuk është hera e parë që një video e tillë e ushtarakëve greke publikohet, pasi tashmë është fakt që në ushtrinë greke të tilla marshe frymëzuese këndohen hera-herës. Po ashtu, mediat greke kanë përsëritur faktin se ashtu siç ndodhi në 2010-n, në festën kombëtare të Greqisë, edhe këtë herë kjo video mund të shkaktojë incident diplomatik ndërmjet Greqisë nga njëra anë Maqedonisë, Shqipërisë e Turqisë.