Henri shenon nga goditja e kendit

Henri shenon nga goditja e kendit
Legjenda e Arsenalit ka shënuar dy herë për ekipin e tij amerikan, Nju Jork Red Bull, por goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm. Tieri Henri, ish-lojtar i Arsenalit dhe Barcelonës, ka treguar se ka ende për të dhënë në futboll pasi ka arritur të shënojë nga goditja e këndit. Francezi 35-vjeçar shënoi dy herë dhe udhëhoqi ekipin e tij në fitoren 3-1 përballë Columbia Kreu. Henri ka shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit dhe ka goditur topin direkt në portë. Megjithëse distanca ishte e largët gardiani i portës nuk mund ta ndalonte topin.

“Pash portierin që kishte dalë nga zona dhe ishte shumë larg nga porta dhe kështu vendosa që të provoja”, tha 35-vjeçari në fund të ndeshjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama