Harrojeni sparkaten e Van Damme ja si uron Chuck Norris Vitin e Ri

Harrojeni sparkaten e Van Damme, ja si uron Chuck Norris Vitin e Ri

Harrojeni sparkatën e famshme të Jean-Claude Van Damme e realizuar mes dy trajlerëve në lëvizje. Kjo e Chuck Norris është akoma më epike dhe ju uron Gëzuar Vitin e Ri. Kur loja bëhet e fortë, të fortët e kthejnë në lojë. Për këtë ka menduar një agjenci hungareze animacioni, e quajtur ‘Develop Digital’, të cilët për  kartolinën e tyre për Vitin e Ri kanë realizuar një parodi të sparkatës së famshme të Jean-Claude Van Damme.

Protagonist i videos së re është Chuck Norris që, me ndihmën e grafikës kompjuterike arrin aty kur Van Damme nuk do të arrinte dot kurrë: një sparkatë mes dy avionëve jet në fluturim, që me ndihmën e 11 ushtarëve në formë piramide mbi shpatullat e tij krijon formën e një peme të Vitit të Ri.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama