Hajdutit i bien parate e vjedhura ne toke ja cfare ben kalimtari

Hajdutit i bien parate e vjedhura ne toke, ja cfare ben kalimtari

Nuk do ta besoni se çfarë fati ka ky hajdut. Rreth orës 08:20 të datës 19 tetor 2014, një burrë hyri në një dyqan në rrugën Bury, dhe nën kërcënimin me armë grabiti një shumë të konsiderueshme parash. Shitësi i frikësuar nuk mund të bënte gjë tjetër, veçse t’i dorëzonte të gjitha paratë që kishte në kasafortën e tij. Por ajo që është më interesante në këtë histori, është pjesa pas vjedhjes së parave.

Hajduti del me shpejtësi nga dyqani, por në trotuarin para tij i bien të gjitha paratë e vjedhura. Teksa fillon t’i mbledhë një e nga një, një kalimtar që kalon aty tregohet shumë i sjellshëm. Duke mos qenë në dijeni të asaj që ka ndodhur, ai fillon ta ndihmojë hajdutin të mbledhë paratë dhe ia dorëzon ato të gjitha atij.

Aktualisht grabitësi është në kërkim nga policia e cila ende nuk ka zbuluar identitetin e tij, për shkak të maskimit.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama