Teatri rinor shfaq Show Time

Teatri rinor shfaq 'Show Time'
Në datën 19 dhe 20 nëntor, ora 20:00, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar në Tiranë do të shfaqet premiera e dramës "Show Time" e dramaturgut Haqif Mulliqi vënë në skenë nga regjisorja e re Armela Demaj. Publiku shqiptar e njeh kete regjisore më shumë si aktore në disa role të rëndësishme në teatër.

Drama "Show Time" është një nga gjashtë projektet fituese të paraqitura për konkurim në kuadër të Festivalit Teatror për të Rinj, edicioni i VII. Festivali Teatror i të Rinjve është një projekt i përvitshëm i TK dhe MTKRS.

Hyrja e lirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama