Kreu » Humor » Video » Greqi sulm racist ndaj nje emigranti adoleshent ia presin fytyren me shishe birre
Greqi sulm racist ndaj nje emigranti adoleshent ia presin fytyren me shishe birre
Botuar: 12 vite më parë
Shkruar nga:
Një adoleshent ka qenë pre e sulmeve raciste në shtetin fqinj Greqinë, i cili është dhunuar barbarisht nga tre burra. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në Athinë gjatë ditës së Pashkës, ku një 14-vjeçar nga Afganistani është bërë pre e dhunës së egër raciste. Ai ka thënë së autorët kanë qenë tre burra me uniforma të zeza, të cilët e ndaluan të riun në rrugë dhe i kërkuan dokumentet. Kur iu tha se ishte nga Afganistani, ata e rrahën dhe me një shishe birre të thyer i dëmtuan fytyrën.
Jo një, por 30 qepje bëri në fytyrë 14-vjeçari nga Afganistani, i cili është tani nën mbrojtje. Fëmija ka ardhur në Greqi me nënën e tij dhe ëndërronte të shkonte në Zvicër, për të takuar vëllanë e vet. Ai ka qenë i ndarë nga nëna, pasi organizatori i udhëtimit të tyre i kishte vënë në grupe të ndryshme. Ai u arrestua në aeroport dhe pasi u ndalua për 20 minuta, u lirua duke u përpjekur të kthehej në shtëpinë ku jetonte me refugjatë të tjerë afganë, por ndeshi në egërsinë e racistëve.
Fëmija tani është nën mbrojtjen e prokurorit publik dhe organizatës “Mjekët e Botës”. Ai së shpejti do të bashkohet me familjen e tij. Kur u pyetën se çfarë dëshiron ai tha: "Unë vetëm dua mamin tim."
Media greke e ka denoncuar ashpër këtë rast duke theksuar se sulmet raciste ndaj të huajve sa vijnë e shtohen në Greqi.