Greqi policia perleshet me klandestine

Greqi, policia perleshet me klandestine

Natë e gjatë në kampin e pritjes së Amygdalezës, në afërsi të Athinës, teksa disa klandestinë u përleshën me policinë greke. Struktura, e cila pret në të disa qindra klandestinë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Azia u dogj pjesërisht nga protestuesit. Policët janë sulmuar me gurë dhe objekte të tjera. Gjithsej janë 10 oficerë policie të cilët kanë marrë plagë.

Refugjatët kanë protestsuar dhe janë revoltuar për shkakun se koha e qëndrimit të tyre në këto kampe është zgjatur me gjashtë muaj më tepër, nga 12 muaj që ishte vendosur është shtyrë për 18 muaj. Klandestinët nga vendet aziatike, afrikane e arabe kanë vënë zjarrin një pjese të kampit dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për t’u shuar zjarret, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë për të shtypur revoltën.

Forcat greke të rendit vendosen shpesh në qendër të vëmendjes për trajtimin e keq të emigrantëve. Ende nuk ka një numër zyrtar të personave të lënduar apo të shoqëruar në komisariat.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama