Greqi dhune ne studion televizive

Greqi, dhune ne studion televizive
Një skene e pabesueshme dhune ka ndodhur para kamerave gjatë emisionit informativ të mengjesit në studion e televizionit privat grek ANT1. Protagonist ë saj ka qene numri dy i partise neonaziste Chrisi Avgji dhe zëdhënësi i saj, Ilias Kasidhiaris. Duke mos duruar akuzat e bera nga perfaqesues te partive te tjera te ftuar ne emision,ai ka fyer rende deputeten e partise SYRIZA Rena Dhuru, qe ndodhej perballe tij dhe i ka hedhur asaj nje gote me uje ,ndersa me pas i eshte kthyer deputetes se partise komuniste Liana Kaneli duke e qelluar ne gjendje amoku, me shpulla ne fytyre. E gjithe kjo skene dhune ka ndodhur ne transmetim te drejtperdrejte, ndersa emisioni ishte ne zhvillim duke befasuar te gjithe te pranishmit dhe duke shokuar opinionin publik.

Grupi i sigurimit te kanalit televiziv e ka izoluar deputetin e partise neonaziste ne nje dhome, por ai perseri ka mundur te largohet me force, duke kercenuar se do te kthehet me 100 persona te armatosur. Ndersa ne zonen ku ndodhet kanali televiziv kane mberritur forcat e policise, prokuroria ka nxjerre nje urdher arresti per personin ne fjale i cili ,vetem 24 ore me heret, ka qene i akuzuar ne nje proces gjyqesor per nje sulm me thike disa vite me pare,por seanca eshte shtyre.

Njeri pas tjetrit perfaqesues te te gjitha forcave politike greke denojne sulmin brutal te deputetit te kesaj partie, e cila ne zgjedhjet e 6 Majit ka marre 7.1% te votave te qytetareve, ndersa sipas sondazheve pritet qe perseri te jete pjese e parlamentit grek, pavaresisht se shfaqet me perqindje me te uleta. Politikanet greke u bejne thirrje edhe njehere qytetareve te shohin tashme qarte se cfare fshihet pas njerezve qe perfaqesojne kete parti,bejne thirrje per vetëpermbajtje per t'u shmangur fenomenet e dhunes qe mund te shkaktoje kjo ngjarje dhe ta denojne duke i kthyer kurrizin ne zgjedhjet e ardhshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama