Greket per inat te serbeve therrasin Kosova eshte Shqiperi!

Greket per inat te serbeve therrasin: Kosova eshte Shqiperi!

Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në Greqi në ndeshjen e basketbollit mes skuadrës serbe “Crvena Zvezdas” dhe skuadrës OAKA nga Athina. Edhe pse grekët nuk njihen si miq të shqiptarëve ata kësaj radhe mbase për inat të serbëve ka brohoritur duke thënë se, “Kosova është Shqipëri”, gjatë ndeshjes. Kjo ka ndodhur para fillimit të ndeshjes, tifozët e ekipit vendas, prapa bankës së mysafirëve, fillimisht kishin ngritur një pllakat me mbishkrimin: “Ustashët, Athinë, G-13”.

Në vazhdim grekët i kanë sharrë serbët, duke i quajtur ciganë. Ndërsa, kulmi i mbrëmjes ishte përshëndetja që iu bë serbëve me fjalët: “Kosova është Shqipëri”.

 

Tifozët e klubit grek janë armiqësorë ndaj klubit nga Beogradi, për faktin se ekipi serb është i “vëllazëruar” me rivalin e tyre të përbetuar lokal, “Olympiakos”. Nga ana tjetër, Panathinaikosi është i vëllazëruar me Dinamon e Zagrebit. Panathinaikosi e fitoi këtë ndeshje me rezultat 69-63.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama