Lorena shkon në banjë dhe e takon fshehurazi Gracianon, duke i treguar për bisedën që pati me Arbrin dhe këshillat që i dha ai, pa thënë gjë konkrete për Gracianon. Graciano qesha teksa dëgjon fjalët e Lorenës. “Nesër e njëjta gjë”, i thotë Graciano Lorenës, për të vazhduar lojën e tyre për Arbrin. Graciano dyshon se Arbri do të dojë që të lidhet me Lorenën, tani që mendon se lidhja e tyre ka marrë fund.
Françeska dhe Ermali pajtohen me njëri-tjetrin dhe shtrihen në të njëjtin krevat, duke u puthur dhe u përqafuar e duke pëshpëritur me zë të ulët me njëri-tjetrin. Ndërsa të gjithë banorët duket se i ka zënë gjumi, Graciano dhe Anila pëshpëritin me njëri-tjetrin. Ata janë duke folur për Lorenën dhe “ndarjen” midis Gracianos dhe saj. Pak minuta më vonë në shtëpinë e Big Brother bie heshtja dhe të gjithë banorët janë në gjumë.