Eshte e Turpshme, sesi nje program i suksesshem kudo ne bote dhe qe ofrohet nga kompania me e madhe mediatike ne vend, si Top Media, te perfundoje ne nje sherr rrugacesh, 18 ore ne dite ne TV, duke filluar qe nga nje 52 vjecar prepotent e diskriminues qe s’ka lene krahine te Shqiperise pa fyer, e deri tek nje 18 vjecare qe gjithcka e kerkon e kercenon eshte krevati, ku perfshihen nje fshatar 24 vjecar qe vetem kercenon e fyen si “te fortet” e viteve ’90, nje tjeter 32 vjecar qe banalitetin e ngacmimet boshe i ofron si emancipim apo nje provinciale 20 vjecare qe eshte shembulli tipik i te rinjve nga provincat qe kur vijne ne Tirane kthehen ne karikatura te shoqerise etj!
Sa larg eshte ky show nga ai i 3 viteve me pare (BB2) qe edhe pse eshte nje show per argetim trajtoi ceshtje familjare si braktisja nga nje baba, konflikte te mentaliteteve, ceshtje te kanunit apo drama te shkaktuara nga droga, te gjitha te trajtuara me aq klas e finese nga nje italiane, qe nuk e njihte aspak Shqiperine por njihte shkelqyeshem profesionin e saj.
Cfare historish i ka ofruar ky edicion shikuesve?! Une po heq dore nga ky BB, por Uroj qe ne te ardhmen, ky program te mos perdoret vetem si nje thesar te ardhurash qe prodhon, por edhe te investohet per te afruar disa profesioniste qe dine te perzgjedhin njerez interesant e jo monstra te ketij tranzicioni shqiptar. Shikim te kendshem e nerva te forta te gjithe ju qe do te vazhdoni ta ndiqni.