Franceska Nuk dua te vazhdoj me Ermalin;- Ermali; Po vazhdoj lojen e Liamit

Françeska: 'Nuk dua te vazhdoj me Ermalin';- Ermali; 'Po vazhdoj lojen e Liamit'
Françeska shkon në dhomën e ndenjes dhe bisedon me Vlashin për mërzitjen e saj. ajo tregon se Ermali nuk i kishte thënë asgjë për lidhjen e tij jashtë shtëpisë. Ajo thotë se nuk do të vazhdojë më tej me Ermalin dhe Vlashi e këshillon që të mos lejojë që Ermali ta përdorë atë. “Nuk dua të vazhdoj më, për mua ka marrë fund” thotë Françeska. Më pas Vlashi largohet duke këshilluar Françeskën, ndërsa ajo vazhdon të qëndrojë aty vetëm.

Pjesa tjetër e banorëve bisedojnë jashtë për dashurinë duke komentuar historitë e tyre. Françeska del përsëri jashtë dhe ulet pranë Gentës dhe Metit. Ajo kërkon ndihmën e Gentës që t’i kërkojë Ermalit që të shkojë nga dhoma tjetër e gjumit sepse ajo nuk dëshiron që të flejë më me të. Genta i thotë se nuk mundet që ta bëjë një gjë të tillë dhe Françeska i thotë “ok, s’ka problem”. Meti i thotë Françeskës se ajo nuk mund ta ketë sigurinë se Ermali ka një lidhje jashtë, pasi ai u ul pranë zemrës së thyer, por Françeska i thotë se ai e tha vetë një gjë të tillë.

Më pas banorët hyjnë brenda dhe fillojnë të bisedojnë për lidhjen e Françeskës me Ermalin. Liami dhe Graciano ngacmojnë çiftin për marrëdhënien midis tyre duke u nisur nga rrëfimi i Ermalit dhe nga lotët e Françeskës. Françeska u thotë se mërzitja e saj ka nisur përpara se Ermali të tregonte për dashurinë e tij, ndërsa Graciano pyet Ermalin se përse ai vazhdon të rrijë me Françeskën në një kohë kur ka një vajzë që e pret jashtë.

Ermali fillon që të bërtasë dhe të thotë se ai thjesht po vazhdon lojën që ka filluar Liami duke thënë se ai e zgjodhi Françeskën si banore vetëm për Ermalin. Kështu lind një debat i fortë ku të gjithë flasin me zë të lartë dhe njëherësh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama