Google sjell detaje te syzeve te mrekullueshme

Google sjell detaje te syzeve te mrekullueshme
Syzet e Google janë një nga produktet që po pritet me padurim në treg. Tani një video e hedhur në YouTube nga kompania tregon syzet e Google në veprim.Sipas BBC, gjigandi i kërkimit ka deklaruar se është i hapur për të bërë përmirësime në produkt dhe ka ftuar kompanitë dhe individët që të kontribuojnë me ide dhe projekte. Së fundmi bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin u fotografua në metronë e Nju Jorkut me një palë syze të tilla, që mendohet se do kushtojnë 1500 dollarë.

Në video tregohet se si syzet komandohen me anë të zërit, duke dhënë komanda për të regjistruar video ose për të shkrepur foto.Me komandën “OK glass” mund të nisësh edhe një video- bisedë, mund të mësosh për motin, për drejtime të ndryshme në hartë, etj.

Ekrani i syzeve del në krah të djathtë, sipër.Kësaj here xhamat e syzeve janë më elegantë. Teknologjia që mund të vishet shihet si një nga fushat ku beteja do jetë shumë e ashpër nga gjigandët e teknologjisë, duke nisur nga ky vit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama