Fundi i botes nuk do te jete 21 dhjetori NASA jep siguri

Fundi i botes nuk do te jete 21 dhjetori, NASA jep siguri
Aq e sigurt është NASA që nuk do të ketë apokalips me 21 dhjetor sa që ka publikuar një video 10 ditë para kësaj date me titullin “Ja pse fundi i botës nuk ishte dje”. Video ishte parashikuar të publikohej me 22 dhjetor por ajo është hedhur që sot në internet. Pavarësisht se kalendari Maja parashikon që fundi i botës do të vijë nga irritimi i Diellit ose nga përplasja e ndonjë planeti batakçi me Tokën, shkencëtarët e NASA-s shprehet të sigurt që jeta do të vazhdojë.

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë ide nga më të ndryshmet se si do t’i vijë fundi botës. Një pretendimet është se planeti Nibiru do të përplaset e Tokën me 21 dhjetor dhe nga kjo do të vriten të gjithë. Shkencëtarët thonë se një planet i tillë as që ekziston dhe të gjitha teoritë e pretenduara për apokalips janë të ndërtuara mbi ide të gabuara. John Carlson, që drejton qendrën arke-astronomike thotë se në fakt dhe kalendari Maja nuk përfundon me 21 dhjetor 2012.

“Nuk ka profetësi Maja që parashikon fundin e botës”, thotë Carlson që ka studiuar fenomenin 2012, 35 vite më parë.

“Sipas teorisë Maja, bota u krijua 5 125 vite më parë datë që ne e shënojmë 11 gusht 3114 Para Lindjes së Krishtit. Sipas NASA nëse një planet rrezikon të përplaset me Tokën, ai planet do të shikohej me sy të lirë. Një ekspert tjetër i Agjencisë Amerikane Hapësinore, Lika Guhathakurta, mohon që Dielli është kërcënim për fundin e jetës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama