Fevziu sherr me Andrea Stefanin ne emisionin Opinion

Fevziu sherr me Andrea Stefanin ne emisionin 'Opinion'

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fezviu është përplasur mbrëmë ashpër me analistin Andrea Stefani gjatë një debati për pilotin e drogës që u vra nga garda civile në Spanjë. Teksa po fliste Gent Strazimiri ku përmendi në një moment edhe ish kryeminisrin Berisha, Andrea Stefani kërceu menjëherë, ashtu si edhe në shumë raste të tjera, duke thënë sërish se “Fajin e ka Saliu”.

Pas replikave Strazimirin, Fevziu i kërkoi Stefanit të mos e përfshinte Berishën në debat duke i treguar se edhe mund të largohej nga emisini nëse vijonte këtë bisedë. Por Stefani e mori këtë si mbyllje goje që i bënte drejtuesi i emisionit. Nuk është hera e parë që Andrea Stefani debatin e kalon te përgjegjësitë e ish kryeministrit Berisha, aq sa përfaqësues të opozitës e konsiderojnë atë tashmë si një analist të paguar nga qeveria.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama