Fejesa e rralle ne aeroportin e Prishtines

Fejesa e rralle ne aeroportin e Prishtines

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës dy të rinj nga Kosova janë fejuar në një ceremoni të rrallë e me plot surpriza. Çifti i ri nga Shtimja nuk do ta harrojnë kurrë Aeroportin "Adem Jashari". Për këtë meritat i takojnë Lirimit i cili e ka befasuar të dashurën e tij Violetën. Ajo kishte vendosur të vinte në Kosovë për festat e fundvitit dhe me të arritur në Kosovë e "pa" veten të fejuar. Lirimi kishte përgatitur ceremoninë e fejesës në aeroport, gjersa pa i bërë dy fjalë ia vuri unazën në gisht të fejuarës së tij. Se a do të jetë gjesti i Lirimit shembull për të tjerët, mbetet të shihet, ndërsa Violeta duhet të jetë shembull për femrat e tjera që befasi e surpriza të tilla gjithmonë duhet të pranohen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama