Piktori Admir Pervathi ne Kleido

Piktori Admir Pervathi ne 'Kleido'
Piktori Admir Përvathi ka hapur një ekspozitë vetjake në galerinë private “Kledio”, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 31 mars. Në 30 veprat e tij në miks me akrilik të paraqitura në këtë ekspozitë artisti tregon kujdes në gamën koloristike, në ndërtimin e tablove edhe vetëm brenda një nuance ngjyrore. Kjo duket në 4-5 tablo në koloritin e të kuqes. Por ka në ekspozitë edhe tablo ku tonet koloristike janë të përmbajtura, herë të ftohta e herë të ngrohta. Çdo tablo abstrakte-ekspresive e Përvathit shpreh ndjesitë e artistit, emocionet e forta si një përpkje për të folur me të tjerët. Blv. Galeria “Kledio” ndodhet në “Bajram Curri” dhe është e hapur çdo ditë nga ora 09:00 – 21:00.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama