Kreu » Humor » Video » Elhaida Dani shkon ne finalen e The Voice Of Italy
Elhaida Dani shkon ne finalen e The Voice Of Italy
Botuar: 12 vite më parë
Shkruar nga:
Dëshira e mijëra admiruesve të 20-vjeçares nga Shkodra tani është realitet: Elhaida Dani është në finale me 110 pikë kundrejt 90 të Mattia në "The Voice Of Italy" (Zëri i Italisë). Pak minuta pas orës 23:00, në skenë ngjtet Elhaida Dani, e cila ka kënduar këngën “I believe I can fly” dhe në përfundim të preformancës së saj i gjithë publiku është ngritur në këmbë.
“Talent i mrekullueshëm. Elhaida është emocion dhe teknikë”, thotë profesori i saj, kantautori i famshëm italian, Riccardo Cocciante.
“Krijon një atmosferë shumë të bukur”, thotë Noemi.
“Do ta ketë shumë të vështirë të zgjedhë Cocciante”, thotë Carrà, duke lavdëruar kështu të dy të rinjtë e sjellë në gjysmëfinale nga kolegu i jurisë.
Cocciante zgjedh t’i japë asaj 60% të votës së tij, 40% Mattias. Publiku voton thuajse njësoj: 50% për Mattian e po aq për Elhaidën. E kaq mjafton për ta çuar 20-vjeçaren nga Shkodra në finalen e 30 majit.
“Zëri i Whitney Houstonit, ëmbëlsia e Celine Dionit, në skenë siguria e Madonnas dhe hovi i Tina Turnerit... Të gjitha këto në një vajzë të mrekullueshme 20-vjeçare. ELHAIDA”. Kështu komenton Marco Conti, një prej mijëra admiruesve të saj në Facebook.