Kineastet shqiptare ne Arkivin e Filmit

Kineastet shqiptare ne Arkivin e Filmit
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit muajin mars ia ka kushtuar veprave filmike te krijuara nga kineastet gra me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave. Çdo të mërkurë, ora 12:00, në sallën e kinemasë të këtij institucioni, do të projektohen vepra të një regjisoreje të caktuar. Në datën 2 mars do të shfaqen tre filma dokumentarë të realizuar nga regjisorja Marjanthi Xhako. Bëhet fjalë për dokumentarin “Qyteti i 1000 dritareve” i prodhuar në vitin 1959, “Reportazh nga “Shishtaveci” i viti 1967 dhe “Mjekja e fshatit” i realizuar në vitin 1975. Aktivitetet e datës 9 mars i janë kushtuar regjisores Donika Muçi. Në këtë ditë do projektohen dokumentarët “Shtjefën Gjeçovi”, prodhim i vitit 1985, “Qyteti kështjellë” realizuar në vitin 1990, si dhe dokumentari tjetër me titull “Mozaikët” realizuar në 1980. Në datën 16 mars do të shfaqen tre dokumentarë të kineastes Liri Ibrahimi.

“E dashur nënë Afërdita”, “Monumenti i natyrës” dhe “Përse kështu” janë titujt e veprave të kësaj kineasteje realizuar respektivisht në 1989, 1974 dhe 1991. Kieneastes Vitori Çeli i është rezervuar data 23 mars, kur do të projektohen dokumentarët “Prite, prite Skënderbenë” i viti 1983, “Vajzat e metalurgjisë” prodhuar në vitin 1977, si dhe “Banorë ë 1976. të rinj buzë Jonit” realizuar n Prodhimtaria kinematografike e e Kekos dhe Adriana Elinit Xhanfiz do të prezantohet në datën 30 mars me veprat “A, B, C...Zh” prodhuar në vitin 1971, dokumentari “Çdo vijë vizatimi” i realizuar në vitin 1984, si dhe një dokumentar tjetër kushtuar Kolë Idromenos, realizim i viti 1987. Hyrja është e lirë.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ndodhet në
Rr. "Aleksander Moisiu", 76/1.
Tel. +355 4 364970,

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama