Edhe femrat provokohen nga gjinjte e ekspozuar! (Video)

Edhe femrat provokohen nga 'gjinjte e ekspozuar'! (Video)

Video është pjesë e një fushate të re të “Nestle Fitness”, e cila inkurajon femrat që të kontrollojnë gjinjtë e tyre për të zbuluar më herët kancerin e gjirit. Pa marrë parasysh se çfarë meshkujt mund të jenë duke imagjinuar, kjo ndryshon në momentin kur një femër var (ekspozon) gjinjtë. Por, ajo që është e habitshme në këtë hulumtim, janë numrat e shikimeve që i bëjnë brenda ditës te dyja gjinitë, transmeton Telegrafi.

Nestle ka bashkangjitur një kamerë të fshehur në sytjenet e një femre vullnetare në Londër për të bërë hulumtimin, disi të parashikueshëm, i cili zbuloi se kjo ndodh vazhdimisht. Meshkujt zotëronin në mënyrë të qartë artin e finesës më mirë se të tjerët, ndërsa femrat kanë hedhur vështrime të njëjta (për kah numri) tek gjinjtë e femrës vullnetare si homologët e tyre meshkuj; duke rezultuar me 36 shikime në një ditë. Për të qenë të drejtë me femrën ‘hulumtuese’, vullnetarja në këtë eksperiment ishte turiste në Londër, ku sytjenat e saj trëndafili ishin pothuajse krejtësisht të ekspozuara – ajo kishte veshur edhe një triko të zbërthyer.

Ajo bëri një shëtitje anembanë qytetit londinez, ku u ndal në disa raste për kafe, vizitoi metrotë dhe disa dyqane të ndryshme. Interesante ishte fakti se shumë femra ia ngulën sytë gjoksit të saj në mënyrë shumë të hapur, ndërsa disa me elegancë. Video është pjesë e një fushate të re të “Nestle Fitness”, e cila inkurajon femrat që të kontrollojnë gjinjtë e tyre për të zbuluar më herët kancerin e gjirit. “Gjinjtë tuaj janë duke u kontrolluar çdo ditë”, thuhet në fund kampanjës. “Por, kur ishte hera e fundit që ju i keni kontrolluar gjinjtë tuaj?”.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama