E verteta e pjeses shqiptare ne Koncertin e Vjenes

E verteta e pjeses shqiptare ne Koncertin e Vjenes

Ka pasur shumë entuziazëm deri në nivelet më të larta për faktin se në Koncertin e famshëm të Vjenës, ditën e parë të vitit, është luajtur një pjesë shqiptare. Por në blogun e njohur “Pejzazhe të fjalës” thuhet se pjesa shqiptare ka qenë thjesht kolonë zanore e një filmi promocional, të futur në pushim të koncertit si reklamë. Ka pasur shumë emigrantë në fakt që janë ankuar se nuk e kanë parë këtë pjesë, edhe pse e kanë ndjekur Koncertin e njohur plotësisht.

“Por duhet të ketë qenë fjala për një film promocional 20-minutësh me titull  “Der Boulevard – Die Wiener Ringstraße 1865-2015” të regjisorit Felix Breisach, që i kushtohet 150 vjetorit të një rruge të famshme në Vjenë dhe që është shfaqur në pushimin e koncertit. Ndryshe nga si u paraqit prej shumëve, filmi nuk ka ndonjë lidhje të veçantë as me shqiptarët, as me shqiptarinë; muzika shqiptare është përfshirë aty si kolonë zanore, ngaqë autorëve u është dukur e bukur dhe shoqëruese e përshtatshme për filmin.

Në titrat e mbylljes, muzika identifikohet si e ofruar nga grupi “Philharmonic Ensemble – Vienna”, i përbërë nga Shkëlzen Doli (violinë), Holger Groch (violinë), Sebastian Bru (cello) dhe Gottlieb Wallisch (piano). Ky grup muzikantësh ka marrë pjesë edhe më parë në evente që i shoqërohen Koncertit të Vitit të Ri në Vjenë. Përkundrazi, videoja që ka qarkulluar në Internet dhe në rrjetet sociale, me bekimin deri të institucioneve më të larta publike, është vetëm një pjesë e shkëputur (e cunguar) nga filmi promocional i Breisach-ut,” shkruan ky blog.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama