E perplasi Bugatti-n per te perfituar siguracionin

E perplasi Bugatti-n per te perfituar siguracionin
Videoja e përplasjes së një makine Bugatti Veyron është nga më të njohurat në YouTube. Por tani rezulton se nuk ka qenë një aksident, por gjithçka ka qenë e qëllimshme. Andy House po udhëtonte me makinën e tij 1.2 milion dollarë, në një rrugë në Teksas. Për fatin e tij të keq, dikush, i apasionuar pas supermakinave, nis të filmojë makinën, kur ajo krejt papritur del nga rruga e përfundon në ujë.

Andy House, që ka në pronësi një dyqan për shitjen e makinave, e kishte siguruar makinën luksoze për 2.2 milion dollarë, të cilat i kërkon nga kompania e sigurimeve. Por videoja duket se ka prishur punë. Andy kishte deklaruar se i kishte rënë telefoni dhe në momentin që ishte zgjatur për ta marrë, i kishte dalë një pelikan në rrugë dhe ai devijoi, duke rënë në ujë. Por në fakt nuk duket pelikan në rrugë. Sikur të mos mjaftonte kjo, nuk është se ka shenja të forta frenimi. Gjyqi për këtë çështje ka nisur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama