Deputetet e Kosoves grushtohen per SHIK-un

Deputetet e Kosoves grushtohen per SHIK-un
Mosmarrëveshjet lidhur me SHIK mes deputëve të VV-së dhe PDK të Kuvendit të Kosovës kanë degjenuar në grushtime respektive në parkingut e institucionit më të lartë ligjvënës në vend, Parlamentit. Pas sherrit deputeti e Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka thënë se elementet e SHIK-ut po provokojnë por kanë zgjedhur njeriun e gabuar. Duke shtuar se ai nuk ishte qëlluar por se kishte grushtuar atë të PDK-së, Latif Gashin. ‘Ata dëshirojnë të mos flasim për SHIK-un’- citohet Selimi nga ‘Bota Sot’.

Ndërkohë që deputeti i PDK-së Kamishi ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes: “Sot jam sulmuar nga VV. Rrugaçët e Rexhep Selimit dhe të Florin Kraniqit më kanë sulmuar në parkingun e Kuvendit, por siç po më shihni syzet i kam ende mirë”.

Teksa deputeti tjetër Florin Krasniqi duke mos dashur të fliste gjatë për incidentin e shëmtuar tha se e dënon atë.
“Jo bre nuk e kam rrahur Kamishin” thoshte Krasniqi, porse këta janë njerëz që kanë ardhur nga ndonjë planet. Këta janë njerëz që më kanë prekur në familje”- tha Krasniqi.

Deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi janë përleshur fizikisht para daljes së Kuvendit të Kosovës. Pasi deputeti Selimi po jepte një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, por deputeti Gashi i kishte kërkuar që të mos fliste për këtë organizatë.

Mediat kosovare raportojnë se pas përleshjes fizike në mes tyre ka ndërhyrë policia dhe pas pak minutash ka ndodhur një përleshje tjetër mes të deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi, po në oborrin e Kuvendit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama