Kjo lojë është brilante. Jo më kot është një video lojë për të cilët është shpenzuar buxheti më i madh në histori. Loja e prodhuar nga 'Rockstar Games' do të dalë në treg sot dhe ajo lejohet të luhet mbi 18 vjeç. 'Grand Theft Auto V' do të jetë në treg për Xbox 360 dhe PlayStation 3 për 60 dollarë.