Onufri 2010 ne Galerine e Arteve

'Onufri 2010' ne Galerine e Arteve
Ekspozita – konkursi i përvitshëm “Onufri”, që u hap në Galerinë e Arteve në Tiranë, edhe këtë vit i është kushtuar artit shqiptar. Edicioni i 17-të i këtij konkursi i titulluar “Unë jam artist” ka ruajtur përsëri karakterin e tij kombëtar. 27 artistë marrin pjesë në këtë konkurs dhe ata janë kryesisht nga Tirana, Shkodra dhe Prishtina. Gjinitë e preferuara të ekspozitës janë piktura dhe fotografia.

Rreth 12 artistë me përvojë dhe të rinj konkurrojnë në pikturë. Emrat e artistëve pjesëmarrës janë: Gazmend Leka, Andi Hila, Edmond Gjikopulli, Yllka Gjollesha, Gjergji Shoshi, Ledia Konstandini, Heldi Pema, Endri Dani, Gentian Gjikopulli, Matilda Odobashi, Genti Korini, Alketa Ramaj, Oriana Kamberi, Artan Draçini, Sidi Kanani, Nikolin Bujari, Rrezart Galica-Giqi, Sabile Tmava-Billi, Drtiton Selmani, Sara Çapaliku, Violana Murataj, Enkelejd Zonja, Greta Dhaskali Lami, Ilirjan Shima dhe Entela Kasemi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 3 shkurt 2011. Çmimet e konkursit “Onufri’ do të shpallen në fillim të vitit të ardhshëm.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama