Britania e Madhe ne gjendje shoku

Britania e Madhe ne gjendje shoku

E qëlluar me thikë për vdekje nga një nxënës 15-vjeçar. Kjo është vdekja tragjike e një mësueseje, e cila u vra në mes të klasës në një shkollë katolike në Lids.  Tragjedia ka lënë në gjendje shoku Britaninë e Madhe. Policia ka arrestuar të riun. Viktima është Ann Maguire, 61 vjeç, e cila jepte mësim në kolegjin katolik “Korpus Kristi”, ku dhe ka ndodhur ngjarja.

Edhe kryeministri britanik Dejvid Kamerun e ka cilësuar ngjarjen si shokuese. Çdo gjë ndodhi brenda pak minutash në klasë, ku mësuesja me 40 vjet karrierë dhe një figurë shumë e dashur për nxënësit e saj u vra pa asnjë arsye të qartë.

Tashmë policia po heton për mënyrën se si një thikë ka mundur të ndodhet në duart e nxënësit vrasës. Sulme të tilla nuk janë të shpeshtë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ngjarja ka sjellë në kujtesë vrasjen e një drejtori shkolle në 1995-ën para shkollës së tij në Londër teksa ndërhyri për të ndihmuar një student të plagosur.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama