Britani hapet treni i vdekjes me i madhi ne bote

Britani, hapet 'treni i vdekjes' me i madhi ne bote
Në Staffordshire, në Mbretërinë e Bashkuar në fund të majit do të jetë i hapur “treni i vdekjes” më i tmerrshmi dhe më i madhi në botë. Në ndërtimin e “trenit të vdekjes” të quajtur Smiler deri më tani janë investuar 18.000.000 £, por investitorët janë absolutisht të sigurtë se do tu shpaguhen. Smiler ka më shumë se 14 lakesa gjigande dhe gjatë ndërtimit të tij janë kërkuar mendimet e shkencëtarëve dhe psikologëve, sepse krijuesit thanë se treni ka një efekt të tillë psikologjik që krejtësisht mjegullon dallimin në mes të realitetit dhe iluzionit.

Përveç rënies nga një lartësi prej 30 metrash, ajo arrin një shpejtësi prej 85 kilometra në orë. Me këtë, Smiler ka hyrë në Librin Gines të Rekordeve. Ndërsa dizenjatorët premtuan një udhëtim që do të trembë të gjithë dhe një kënaqësi të një mënyre që nuk do të jesh i sigurt se çfarë ishte realiteti dhe çfarë ëndrra. "Ka një numër të efekteve që do të shkaktojë një tronditje të vërtetë në kokë", tha Katherine Duckëorth,  e cila mori pjesë në disajnimin e Smiler, raporton Daily Mail.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama