Brenda ne mendjen e nje monstre

Brenda ne mendjen e nje monstre

Stalini fitoi admirimin e disa demokratëve perëndimorë në fundin e jetës së tij. Sigurisht, ata nuk e dinin se sa i ligë ishte ai, por të paktën duhej të dyshonin. Falë Simon Sebag Montefiore dhe historianëve të tjerë? si ai, tashmë nuk ekziston as edhe justifikimi më i vogël për të mos e konsideruar Jozef Stalinin një monstër

Duke qenë se duhet ruajur një farë besimin në natyrën njerëzore, çdokush ndoshta dëshiron të besojë se Stalini dhe lakejtë e tij ishin të gjithë klinikisht të çmendur. Sigurisht, njerëz që zhyten në gjak – në mënyrë metaforike kur urdhërojnë vrasjen e shtatë milionë kulakëve dhe në kuptimin e drejtëpërdrejtë të fjalës, kur rrahin deri në vdekje miqtë e vjetër – duhet të kenë humbur aftësinë të bëjnë dallimin mes të mirës dhe të keqes.

Por, udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik, për të cilët vrasjet ishin një instrument politike, “nuk e diskutuan kurrë terrorin përpara fëmijëve të tyre, të cilët jetuan në një botë gënjeshtrash”. Mashtrimi dhe hipokrizia vërtetojnë se ata mund të ndienin turp, në mos faj. Megjithatë, Stalini dhe ata që i shërbyen atij vazhduan politikën e vrasjeve masive për pothuasje tridhjetë vite, duke eleminuar çdokënd që u dilte para. Dhe, për të “marrë masat” sa më mirë, ata eleminonin edhe bashkëshortet dhe fëmijët e armiqve të tyre.

Gjaku u derdh aq shumë, saqë ai u nxjerr një problem historianëve. Për shembull, të lexosh librin “Stalin” të Simon Sebag Montefiores, duket sikur fillimisht autori është më shumë i zënë me rrëfimet e vrasjeve. Ndonjëherë ai përgjithëson. Në 1931, “pati një luftë shfarosjeje në fshatra”. Në raste të tjerë, ai bëhet më specifik: “U vra 10 përqind e partisë gjeorgjiane”. Diku edhe më i saktë: “Në 29 korrik, Stalini firmosi një tjetër listë vdekjeje që përfshinte më shumë nga njerëzit e preferuar të Jezorit”.

Herë pas here, rrëfimet për horroret janë vetëm diçka periferike. “Donte vetëm të vriste një tjetër prej bash- këshorteve të miqve të tij…” Por, kjo është mënyra se si jetoi Stalini. Historia e tij është, pashmangshmërisht, një rrëfim vrasjesh të vazhdueshme. Ai, dhe jo historianët që janë marrë me jetën e tij, është fajtor për teprime. Ka vrasje të dhunshme në pothuajse çdo faqe që kthen kur lexon librat e historisë mbi Stalinin, për arsye se kjo ishte karakteristika kryesore e jetës në “Oborrin e Carit të Kuq”. Disa prej lakejve të tij gjenin kënaqësi në gjthë këtë kasaphanë. “Beria, për shembull, u përpoq të spikasë duke kryer me duart e tij torturimin e familjes së Lakobasit, duka ia çmendur atij vejushën, duke i futur një gjarpër në qelinë e saj, si dhe duke i rrahur për vdekje fëmijët”.

Por Stalini ishte i motivuar vetë prej dëshirës për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Sigurisht, ai pretendonte se ecte përpara për shkak të besimit pasionant tek komunizmi. Kur bashkëshortja e Leninit u përpoq të shfrytëzojë statusin e saj, ai i kërkoi të dijë që “mos vallë vetëm se përdorte të njëjtën nevojtore si Babai i Revolucionit, ajo imagjinonte që kuptonte Marksizëm-Leninizmin?” Staini kuptoi gjithçka në mënyrë të përsosur. Sigurisht, lexuesit e librave të historisë nuk kanë dyshime se monstra kishte tru. Por filozofia – ndonëse dikur respektohej sinqerisht – ishte vetëm një front. Në fund të fundit, ai donte vetëm pushtetin.

Pushtet që për pak iu mohua. Pak javë përpara se të vdiste, Lenini diktoi një “Testament” të fshehtë, i cili dëshironte jo vetëm të mos lejonte që Stalini të ishte pasardhësi i tij, por edhe bënte thirrje për shkarkimin e tij. Sebag Montefiore, një prej historianëve të shumtë që kanë shkruar, nuk shpjegon se cila prej çudirave të temperamentit rus apo Politbyrosë bëri të domosdoshme që ky dënim publik të zbulohej vetëm pas vdekjes së Leninit. Cilado qoftë arsyeja, vonesa ishte kritike. Në kohën kur e vërteta doli në shesh, Stalini kishte organizuar funeralin e Leninit në një mënyrë të tillë që ishte më shumë e përshtatshme për një “Shenjt Ortodoks”, dhe kish bindur popullin se ai ishte pasardhësi i duhur.

Dhe komisionerët e pushtetit, në një gabim madhor gjykimi, kishin rënë dakord se tirani potencial kundër të cilit duhej të ngriheshin ishte “Trocki, njeriu i vetëmburrur i revolucionit”. Eshtë një aliteracion për hir të aliteracionit. Ka shumë përshkrime më të mirë për Trockin se sa ky pohim i vockël.

Neveria, e përzier me mosbesim, është i vetmi reagim i duhur përpara zbulimit të asaj c?farë ka bërë Stalini. Ka qenë përtej c?do lloj justifikimi. Por, terrori as nuk i arriti objektivat për të cilët u krye. Vrasja e kulakëve – që ishte menduar se do të dyfishonte prodhimin bujqësor – u pasua nga një rënie në prodhimin e drithit, nën nivelet e kohës së Carit. Dhe lufta nuk u fitua nga Stalini dhe komisarët e tij, por nga vetë Mëma Rusi. Xhaxha Jozefi, Aleati ynë i madh kish qenë gati të dorëzohej. Përse jo? Ai kishte firmosur një pakt me Fyhrerin dhe të dy këta burra kishin shumë gjëra të përbashkëta.

Stalini dhe Molotovi udhëzuan Berian që të kërkonte realizimin e një paqeje të negociuar me Hitlerin, edhe nëse kjo do të kërkonte sakrifikimin e Ukrainës, Bjellorusisë, Moldavisë dhe Republikave Balltike. Por, ndërmjetësi i cili duhej të kishte përcjellë mesazhin gjykoi – duke patur një kuptim më të mirë të situatës se sa e gjithë Byroja Politike – se gjeografia do të sillte fitoren e luftës për Bashkimin Sovjetik.

 

Ajo fitore erdhi me një çmim të tmerrshëm. Pasi zbuloi se ushtarët gjermanë kishin më shumë frikë nga oficerët e tyre se sa nga armiku, Stalini përshtati të njëjtën politikë. “Thuhet se e vetmja herë kur Stalini ndali luftën kundër populit të tij ishte gjatë viteve 1941 dhe 1942?. Gjatë atyre dy viteve, u dënuan me vdekje 994 000 ushtarë dhe u pushkatuan 157 000. Megjithatë, Stalini fitoi admirimin e disa demokratëve perëndimorë në fundin e jetës së tij. Sigurisht, ata nuk e dinin se sa i ligë ishte ai, por të paktën duhej të dyshonin. Falë Simon Sebag Montefiores dhe historianëve të tjerë si ai, tashmë nuk ekziston as edhe justifikimi më i vogël për të mos e konsideruar Jozef Stalinin një monstër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama