Binjaket i shpetojne mrekullisht aksidentit te tmerrshem ngrihen ne kembe menjehere

Binjaket i shpetojne mrekullisht aksidentit te tmerrshem, ngrihen ne kembe menjehere

Një familje ruse i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti me makinë të shënuar në një kryqëzim të qytetit rus Orekhovo-Zuyevo. Binjakët 4 vjeçarë Nikita and Sasha si dhe babai i tyre fluturuan disa metra larg nga makina që drejtohej nga e ëma e tyre Yulia Krapova, 36 vjeçe, e cila për shkak të pakujdesisë dhe shpejtësisë u përplas me një mjet tjetër që vinte përballë. Në këto raste zakonisht rezultati është tragjik, por jo për këtë familje fatlume. Menjëherë pasi ranë në tokë, binjakët 4-vjeçarë ngrihen në këmbë si me magji dhe afrohet tek makina e tyre. Skena e aksidentit është kapur nga kamerat e sigurisë, por ajo që u ka bërë më shumë përshtypje policëve të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ishte reagimi i çuditshëm i nënës së binjakëve, e cila nuk ishte e shqetësuar fare për shëndetin e fëmijëve të saj, por vetë, për faktin se ç’do të ndodhte me të pas aksidentit dhe a do të shkonte në burg.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama