Besa e djeg ne Rumani

Besa e djeg ne Rumani
Besa Kokëdhima ka vetëm dy ditë, që ka nxjerrë këngën e saj më të re “Burning”. Kjo këngë për të cilën Besa ka shumë kohë, që punon është publikuar si fillim në Rumani. E megjithatë, sot interneti ofron mundësi të shumta për ta parë atë edhe përpara se media ta prezantojë.

Në këto dy ditë, kënga më e re e Besës ka arritur të pëlqehet nga 11 mijë persona. Është një bashkëpunim me DJ LLP, rumunin e  mirënjohur në vendin e tij. Në portalin social, “Facebook”, këngëtarja shkruan se është shumë e lumtur që të na bëjë me dije, se është publikuar në Rumani një single i ri.

Informon gjithashtu se ky bashkëpunim është kurorëzuar në një nga shtëpitë diskografike më të mira në Rumani, të quajtur “MediaPro Music”. Kënga që bashkon DJ e mirënjohur rumun DJ LLP me Besën, "Burning", është një projekt për të cilin ajo ka shumë kohë që punon. Besa tregon se nuk mund të ishte e pranishme në Rumani gjatë prezantimit të këngës, por në mungesë të saj është lexuar përshëndetja që këngëtarja ka dërguar.

Në tregun muzikor rumun nuk mund të publikosh një këngë pa të dhënë firmën shtëpitë diskografike.  Por Besa e ka marrë aprovimin dhe tashmë zëri i saj po të dëgjohet dhe pëlqehet në të gjithë mediumet që transmetojnë muzikë në këtë vend. “Burning” është duke fituar terren në të gjitha radiot rumune.

Këngëtarja me stil unik pritet që të vijë në një videoklip të ri, ashtu siç është paraqitur gjithnjë: origjinale. Ajo na zbulon se brenda tri javësh do të fillojë xhirimi i videoklipit. Aktualisht, kënga ka një videoklip provizor të shoqëruar me një set fotosh sharmante. Këto foto ajo i ka realizuar enkas për këtë single të saj. “Burning” është një këngë pop-dance, që pa diskutim do të jetë hiti i verës 2013.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama