Banimi

Banimi
Banimi është e drejtë sociale e qytetarve në shumicën e vendeve të zhvilluara. E drejta në banim gjithnjë e më shume ësht preznete në kuadër të politikave globale dhe në luftë për të drjtat e njerëzore, e sanksionuar edhe me konventa ndërkombëtare.

Banimi luan rol kyç në krijimin e vendeve ku njerëzit dëshirojnë të jetojnë - vendet ku dëshirojnë të investojnë për biznes dhe kështu të rrisin mundësitë zhvillimore ekonomike. Fondet buxhetore të Qeverisë janë të kufizuara dhe e bëjnë të pamundur sigurimin e banimit për grupet e njerëzve që nuk mund ta përballojnë me mundësi vetanake financiare. Poashtu nuk ekzistojnë burime të financimit me kredi afat-gjata dhe kamata për sigurimin e nevojave të banimit.Bankat private nuk janë të përfshira në investimet e banimit për shkak të mungesës së garancive të besueshme ose janë përfshirë me përqindje të lartë interesi dhe me kredi afatshkurtëra., njëherit, për mirëmbajtje ose renovim të banesave.

Sistemi kreditor është i kufizuar dhe me kamata të larta (11-12 %) Financimi i projekteve të planifikuara do të financohet kryesisht nga BKK, dhe pjesërisht nga donatorët apo bashkëpunimi ndërkombëtar, përmes programeve zhvillimore të rajonit.

Treguesit kryesor të sektorit të banimit dhe ndërtimit janë:

    * Ligji për programet e banimit social,
    * Ligji për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve dhe pajisjeve të përbashkëta të ndërtesave
    * Ligji për nxitjen e ndërtimit të banesave me kosto të ulët
    * Ligji i trajtimit të ndërtimeve pa leje
    * Amandamenti i ligjit të ndërtimit dhe akteve administrative
    * Inspektoriati ndërtimor funksional
    * Rregullat teknike të krijuara
    * Provimet profesionale, licencat, autorizimet.
    * Strehimoret e përkohshme të mbyllura
    * Programet për banim social në nivel komunal të hartuara
    * Bashkësitë e pronarëve për mirëmbajtjen e banesave të themeluara
    * Institucioneve komunale për sektorin e banimit të krijuara
    * Ngritja e koncepteve të sektorit.

Institucionet përgjegjëse për rregullimin e sektorit të banimit dhe ndërtimit janë: Departameneti e Banimit dhe Ndërtimit ne MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor), Departamenti e Ndertimtarisë ne MTI (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë), ne nivel qëndror, dhe Drejtoratet për Urbanizëm, në nivel komunal.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama