Banesa me të drejtë banimi
Banesa me të drejtë banimi është një alternativë për blerjen e banesës. Banesa me të drejtë banimi nuk gjendet menjëherë, por duhet pritur në rradhë për të marrë një të tillë.
Kjo banesë është e sigurtë, sepse mund të banoni në atë për sa kohë të dëshironi ju. Banesa mund të ndërrohet.
"Shtëpia është streha më e sigurtë e njeriut.”
(Proverb nigerian)
Të drejtat dhe detyrimet e qirapaguesit:
* qiraja paguhet çdo muaj para skadimit të afatit.
* ju mbani përgjegjësi për çdo dëm që shkaktoni. Mbani përgjegjësi edhe për dëmet e shkaktuara nga miqtë tuaj.
* zbatoni rregullat e banimit, të cilat gjenden pranë derës së jashtme në korridorin e pallatit.
* kontrata e qirasë ndërpritet me shkrim. Shpërngulja nga banesa bëhet 1 muaj pas ditës së ndërprerjes së kontratës.
Të drejtat dhe detyrimet e qiradhënësit:
* qiradhënësi është përgjegjës për mirëmbajtjen e banesës, por nuk kompenson dëmet e shkaktuara nga banori.
* qiradhënësi mund ta ndërpresë kontratën vetëm me shkrim dhe për të duhet të ketë një arsye të fortë.
* qiradhënësi mund të përzejë banorin me vendim të gjykatës banesore vetëm në rast se qirapaguesi nuk paguan qiratë, ose kur ai/ajo bën vazhdimisht jetë që shqetëson të tjerët.