Cdo shtetas i veçante qe shkeputet nga familja e tij dhe bashkohet me nje familje tjeter ose krijon nje ekonomi familjare te veçante, te ndare nga familja e pare, ka te drejte te kerkoje qe te regjistrohet ne fleten e familjes me te cilen bashkohet, ose ne nje flete tjeter si familje e veçante.
Dokumentat qe duhen per ndarje familjare jane :
* kerkese ku te vihet adresa dhe arsyeja e ndarjes apo bashkimit familjar
* çertifikate familjare
* vertetim nga rajoni (ku te behet shenim nga kryetari i rajonit qe te behet ndarja familjare)
Per bashkim familjar duhen nga te dy palet nga nje kerkese, nga nje çertifikate familjare si dhe mendimi nga rajoni.
Dokumentat dorezohen ne Zyren e Gjendjes Civile tek nenpunesi perkates.
Nderrim emri ose mbiemri
Çdo shtetas ka te drejte te ndryshoje emrin ose mbiemrin jo me shume se nje here, me perjashtim te rasteve kur shtetasi kerkon te rimarre emrin ose mbiemrin e rregjistruar ne aktin e lindjes. Kerkuesi ne kete rast paraqet kerkesen ne Zyren e Gjendjes Civile ku figuron i rregjistruar ne te cilen duhet te shenoje shkaqet per nderrim emri ose mbiemri, emri ose mbiemri i ri qe ka zgjedhur, bashke me nje çertifikate te kesaj zyre (per nderrim emri, çertifikate lindje), dhe pasi nderron mbiemrin çertifikate familjare.
Shtetasi ka te drejte te kerkoje veprime mbi moshen 18 vjec.
Nderrimi i emrit apo mbiemrit te prinderve shtrihet edhe te femijet nen 14 vjec, kur femija ka mbushur moshen 14 vjec duhet te merret edhe pelqimi i tij.
Nderrimi i emrit apo mbiemrit behet ne Zyren e Gjendjes Civile me procesverbal, ku behet edhe ne rregjistrat themeltare.
Dokumentat per nderrim emri, mbiemri :
* kerkese
* vertetim nga prokuroria
* vertetim nga gjykata
* çertifikate lindje me foto