Avioni rrezohet ne lume 12 te vdekur

Avioni rrezohet ne lume, 12 te vdekur

Të paktën 12 njerëz humbën jetën pasi një aeroplan i linjës ajrore Transasia, u përplas mbi një urë dhe u rrëzua në një lumë pranë kryeqytetit Taipei. Pesëdhjetë e tetë njerëz ishin në bord gjatë fluturimit. Aeroplani ndodhet aktualisht gjysmë i zhytur në lumin Keelung. Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për të shpëtuar disa njerëz,  që janë ende të bllokuar brenda.

Zyrtarët në Taipei thanë se 16 njerëz kanë pësuar lëndime, ndërkohë që 30 njerëz nuk janë gjetur ende. Aeroplani ATR-72 u nis nga aeroporti i Taipeit dhe ishte drejtuar në ishujt e largëta Kinmen. Por kontrollorët e fluturimit i humbën kontaktet me aeroplanin. Pamjet e avionit që me sa duket janë filmuar nga një makinë, tregojnë se si aeroplani e ka humbur drejtimin e tij, duke goditur një taksi dhe më pas urën, para se të zhytej në lumë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama