Australi 150 Santa Claus kercejne Gangnam style

Australi, 150 Santa Claus kercejne 'Gangnam style'
“Gangnam style” konsiderohet tashmë një mani. Janë të vetëdijshëm për këtë edhe 150 njerëz të cilët kanë marrë guximin për të kërcyer të veshur si Santa Claus në bordin e një anije të marinës në Sydney, Australi. Grupi u organizua për të publikuar “Variety Santa Fun Run”, që mbledh fonde për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Gangnam style” kënga e njohur e reperit Psy nga Koresë e Jugut ishte një sukses në YouTube me më shumë se 270 milion klikime. E tani koreografia e kësaj kënge është bërë e modës, pasi kërcehet edhe nga politikanët dhe të famshëm të tillë si Sekretari i Përgjithshëm  i OKB-së, Ban ki-Moon.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama