Kreu » Humor » Video » Australi 150 Santa Claus kercejne Gangnam style
Australi 150 Santa Claus kercejne Gangnam style
Botuar: 13 vite më parë
Shkruar nga:
“Gangnam style” konsiderohet tashmë një mani. Janë të vetëdijshëm për këtë edhe 150 njerëz të cilët kanë marrë guximin për të kërcyer të veshur si Santa Claus në bordin e një anije të marinës në Sydney, Australi. Grupi u organizua për të publikuar “Variety Santa Fun Run”, që mbledh fonde për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Gangnam style” kënga e njohur e reperit Psy nga Koresë e Jugut ishte një sukses në YouTube me më shumë se 270 milion klikime. E tani koreografia e kësaj kënge është bërë e modës, pasi kërcehet edhe nga politikanët dhe të famshëm të tillë si Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon.