Athine ndalohet serish shfaqja e shqiptarit

Athine, ndalohet serish shfaqja e shqiptarit
Tensioni ka mbizotëruar sërish jashtë teatrit “Hitiro” në qendër të Athinës,  në prag të shfaqjes së aktorit dhe regjisorit shqiptar, Laert Vasili, “Corpus Christ”, ku rreth 120 persona janë mbledhur për të mos lejuar venien e shfaqjes ne skene të cilën e konsiderojnë blasfemi.

Në mesin e protestuesve kishte edhe përfaqësues të partisë “Agimi i Artë”. Sipas dëshmive të spektatorëve të cilit kishin shkuar për të parë shfaqjen, protestuesit ishin tallur me ta. Ndërkohë, mësohet se anëtarë të SYRIZA-s dhe Demokracia e Re kanë mbërritur vonë në teatër për të siguruar ata që donin të hynin për të parë shfaqjen, por kjo ka rezultuar pas sukses. Zëdhënësi i SYRIZA-së, akuzoi anëtarët e Agimit të Artë se kanë thyer derën e teatrit me qëllim për të hyrë brenda, ndaj dhe ai kërkoi nisjen e hetimeve.

Në këtë moment ka ndërhyrë policia e cila e ka shpërndarë turmën me anë të kimikateve. Të enjten, me 4 tetor, kur ishte parashikuar edhe premiera e parë, përfaqësues të Agimit të Artë dhe të organizatave fetare ndaluan venien në skenë të shfaqjes, së regjisorit shqiptar, Vasili. Pas këtyre ngjarjeve, Corpus Christi ishte planifikuar të shfaqej premierë më 11 tetor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama