Incidenti ndodhi gjatë nënshkrimit të librit “Dimri i Pragës: Rrëfimi persona për luftën dhe kujtimet”, nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka lindur në Pragë, në një familje hebrenje.
Në mesin e provokatorëve ishte edhe regjisori çek Vaclav Dvorak, autor i filmit kontrovers antishqiptar, “Kosova e rrëmbyer”, si dhe deputeti me prejardhje serbe në Parlamentin çek, Jaroslav Foldin. Dvorak iu afrua i pari dhe ia dha për nënshkrim pllakatin “Kosova e rrëmbyer”.
“Me mirësjellje jemi afruar t’ia japim filmin që e kemi xhiruar në Kosovë, pa marrë parasysh se fjala është për ‘Kosovën e rrëmbyer’ që i është dhuruar narko-mafisë me ndihmën e agresionit dhe bombardimeve të NATO-s, si dhe kompanisë IPKO përmes së cilës ajo i ka mbushur xhepat”, ka thënë Dvorak në faqen parlamentnilisty.cz.
Në xhirimin e parë që telegrafi e ka transmetuar telegrafi shihen demonstruesit që në duar mbajnë pllakatet ku shkruan “Kosova e rrëmbyer” dhe nën të fotografia e ish Sekretares Albright me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe fotografitë që sipas tyre “paraqesin krimet e NATO-s dhe krimet e shqiptarëve në Kosovë”.
Ata kishin edhe pllakatet ku shkruante “Spastrimi etnik në Kroaci”, si dhe “IPKO”, që sipas tyre është në pronësi të “Albright Group”.
Telegrafi, duke raportuar për këtë ngjarje, ka shkruar se Albright serbëve u thotë: “Ju jeni kriminelë”. Ndërsa në xhirimin e ri që do ta postojmë më poshtë, Albright dëgjohet tek thotë: “Disgusting Serbs (serbë të ndyrë)”.