Aktivitete per 100 vjetorin e Pavaresise

Aktivitete per 100 vjetorin e Pavaresise
Në kuadrin e aktiviteteve për 100-vjetorin e shpalljes së pavarsisë kompozitori i njohur shqiptar Aleksander Peci po punon për vënien në skenë të premierës së baletit "Dodona". Vepra trajton me simbolika të fuqishme idenë e rikthimit në origjinat pellazgo-iliro-shqiptare, për të dëshifruar nëpërmjet gjuhës së muzikës, baletit, sekretet e botës dhe për të dhënë një kumt identiteti kombëtar, por dhe global. Koreografia shoqërohet vokalisht nga sopranoja Ermonela Jaho dhe basi rus Mochallov. Pjesë e kësaj shfaqeje do të jenë edhe Eli Fara si dhe disa klarinetistë, me të cilët në fund të aktit të parë do të realizohet një super kaba.

Regjisor: Pali Kuke Skenografinë dhe kostumografinë: Ergin Kuke. Baleti do të jepet në sallën e "Pallatit të Kongreseve".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama