Akrobati kalon Niagaren ne nje litar te tendosur

Akrobati kalon Niagaren ne nje litar te tendosur
Ka hyrë në histori për 25 minuta: kaq i ka mjaftuar akrobatit Nik Wallenda për të kaluar ujëvarën e Niagarës, nga pjesa amerikane në atë kanadeze, duke kaluar mbi një litar.

Përpara miliona turistëve dhe kureshtarëve, 33-vjeçari Nik ka ecur me balancuesin mes erës dhe avujve, pezull në ajër për 550 metra, duke realizuar një aventurë të pakryer ndonjëherë më parë.Sapo ka zbritur në tokë, ai ka përqafuar familjarët, ndërsa një funksionar kanadez i ka kërkuar, duke bërë shaka, pasaportën dhe motivet e vizitës. “Të frymëzoj njerëzit”, ka qenë përgjigja e tij.

Aventura e tij është ndjekur nga miliona njerëz. 4 mijë persona kanë blerë një biletë për të asistuar në pjesën amerikane, ndërkohë që mijëra të tjerë kanë qëndruar në anën kanadeze. Rrjeti televiziv “Abc” e ka transmetuar të gjithë ngjarjen me një diferencë prej 5 sekondash, për të qenë të përgatitur për çdolloj eventualiteti. Rrjeti televiziv amerikan ka bindur Nik për të përdorur një rrip sigurimi, në rast rreziku.

Wallenda vjen nga një familje akrobatësh dhe është stërnipi i gjermanit Karl Wallenda, themeluesit të të famshmëve “Flying Wallendas”. Ai vdiq në vitin 1978 në Porto Rico teksa tentonte të kalonte mes dy gradaçelëve mbi një litar. Për nder të stërgjyshit, Nik dëshiron të ndërmarrë një aventurë më të vështirë: të kalojë mbi litar Grand Canyon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama