A do te kishit thene Po pas gjithe kesaj ndodhie?

A do te kishit thene 'Po' pas gjithe kesaj ndodhie?

Kur një vajzë do ta hetonte se do t’i kërkohej për t’u fejuar, mashkull vendos që tri kërkesa për një mbrëmje do të ishin mënyra më e mirë për ta mashtruar. Në një video të parezistueshme të titulluar “Martesa Summer (në tri pjesë)”, përdoruesi i Youtube HeyPayola me nervozizëm pret dashurinë e tij në banesën e përbashkët.

“Summer ka zbuluar që sonte të kërkoj të martohemi, prandaj kam vendosur të ndryshoj planin dhe t’i ofroj mbrëmje përplot surpriza”.

Kur ajo më në fund të jetë e gatshme, ai e merr për dore dhe ia tërheq vërejtjen që në takimin e parë kanë ndenjur bashkë dhe kanë biseduar deri në orën 7 të mëngjesit. Pastaj ulet në një gju duke i thënë asaj: “Dëshiroja që këtë ta bëja më vonë, mirëpo mendoj që është më mirë ta bëj tani.

Pas kërkesës së parë të rreme “për fejesë”, çifti shkon në restorantin ku janë njohur për herë të arë. Gjatë mbrëmjes, vendos të tërheqë vëmendjen e të gjithë mysafirëve dhe para të gjithëve e shpall lajmin e rëndësishëm – që dëshiron shumë të hajë sushi.

Pas restorantit shkojnë në park, ndërkaq është më se e qartë që Summer mendon që shakatë kanë përfunduar dhe që së shpejti do të pasojë kërkesa e vërtetë për fejesën. Mirëpo, fjala është vetëm për një shëtitje romantike, e cila e huton edhe më tepër.

Mu në fund, transmeton Telegrafi, çifti shkon deri te limani ku Summerit përfundimisht i jepet rasti të dëgjojë atë të cilën e ka pritur gjatë tërë mbrëmjes.

“Aq shumë të dashuroj dhe dua ta kaloj pjesën e mbetur të jetës me ty. A dëshiron të martohesh me mua?”

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama