9-vjecarja mahnite jurin ne Hollands Got Talent

9-vjecarja mahnite jurin ne Holland's Got Talent

“Quhem Amira dhe jam 9-vjeç”. Kështu e nis prezantimin e saj para jurisë së “Holland’s Got Talent”, Amira Willighagen, vogëlushja që prej 2-ditësh ndodhet në faqet e para të gazetave dhe edicionet informative holandeze, për talentin e saj. Në fakt, nën zërin e ëmbël të një vogëlusheje 9-vjeçare, fshihet një tjetër zë, ai i një “sopranoje” që edhe pse s’ka marrë asnjë leksion, këndon thuajse në perfeksion “O Mio Babbino Caro” të Puccini-t. Mjaftuan vetëm pak sekonda që vajza të fitonte menjëherë zemrën e spektatorëve dhe 3 anëtarëve të jurisë, që pa asnjë mëdyshje vendosën ta cojnë atë për në fazën tjetër të spektaklit të talenteve.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama