50-vjecari lidhet me litar dhe varet ne eskavator

50-vjecari lidhet me litar dhe varet ne eskavator

Një burrë rreth të 50-ve, është lidhur me litar dhe më pas është varur në kovën e një eskavatori nga dy të rinj, pasi këta të fundit pretendojnë se 50-vjeçari i ka sharë.  Videoja e mëposhtme, e cila po bën xhiro nëpër rrjetet sociale, është regjistruar nga vetë të rinjtë, në një fshat të Beratit. Ata tallen dhe argëtohen me burrin e lidhur me litar, ndërsa ky i fundit kërcënon se do të vetëhelmohet, pasi kjo që po i bëjnë është një turp i madh, ndërsa për të rinjtë duket një tallje dhe argëtim. 

“Mbaje mend po nuk u helmova. Do të pi nga ato ilaçet e qenit”, -thotë ai duke iu drejtuar disa personave që ndodhen aty, por nuk duken në kamera.

E gjithë skena ndodh buzë një lumi, pranë një kantieri ndërtimi që duket se merret me nxjerrjen e inerteve. Gjatë kësaj kohe djemtë qeshin, ndërkohë që skena ndiqet nga disa persona të tjerë, që megjithëse nuk duken në kamera u dëgjohen zërat. Të gjitha veprimet shoqërohen me të qeshura, dhe thonë se po e bëjnë pasi burri i kishte sharë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama