4-vjecari Alo policia! Me ndihmoni pak me kete ushtrimin

4-vjecari: Alo policia! Me ndihmoni pak me kete ushtrimin

Fëmijë, kur të ngecni në zgjidhjen e detyrave të shtëpisë mos i kërkoni ndihmë policisë. Një djal vetëm 4 vjeç i ka telefonuar operatorit të policisë për t’i kërkuar ndihmë në zgjidhjen e disa ushtrimeve matematikore. Historia vjen nga SHBA-të, ku regjistrimi i telefonatës ka bërë xhiro në internet. Operatori fillimisht nuk e kupton se për çfarë arsye kishte telefonua vogëlushi. Pasi 4-vjeçari i thotë se i duhet ndihmat e tij për të zgjidhur sa bëjnë 16 minus 8. Pas kësaj e pyet sa bëjnë 5 minues 5. Më pas biseda ndërpritet nga ndërhyrja e nënës, e cila i shpjegon se nuk duhet t’i telefononte policisë për këtë problem. Pavarësisht se video ka bërë xhiro në internet, shumë persona dyshojnë se ajo nuk është e vërtetë si ngjarje.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama