19-vjecari shpik pajisjen qe pastron detin nga mbetjet plastike

19-vjecari shpik pajisjen qe pastron detin nga mbetjet plastike

Një 19-vjeçar holandez ka shpikur një pajisje, për të cilën thotë se mund të pastrojë më shumë se 20 miliard tonë plastikë në oqean.  Boyan Slat, i cili e adhuron detin, ka shpikur një pajisje lundruese, e cila është programuar për të mbledhur mbetjet plastike në oqean apo dete.  Pajisja ka një sistem mjaft të zgjuar, i cili i lejon që të mbledhë vetëm mbetjet plastike, ndërsa nuk dëmton planktonet apo peshqit që mund të kalojnë në të. Studenti i inxhinierisë, beson se nëse vihet në zbatim shpikja e tij, ajo mund të reduktojë ndjeshëm ndotjen që shkaktojnë mbetjet plastike në oqean në vetëm pesë vjet. Miliona ton mbetjesh plastike derdhen në oqeane dhe grumbullohen në vende të përqendruara.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama