11-vjecari brazilian pa kembe pjese e ekipit te Barcelones

11-vjeçari brazilian pa kembe, pjese e ekipit te Barcelones
Kur ëndrra juaj është që të bëheni një futbollist dhe të luani për Barcelonën, asgjë nuk duhet të merrni parasysh edhe në qoftë se ju nuk keni këmbë. Kjo është vërteta e një 11-vjeçari nga Brazili, i cili e ka realizuar ëndrrën e tij për të qenë pjesë e ekipit të Barcelonës edhe pse atij i mungojnë këmbët. Gabriel Muniz iu ofrua fillimisht një vend në Akademinë e ekipit të trajnimit në Saquarema, Rio de Janeiro, pas paraqitjes në një program popullor sportiv në Brazil.

Historia dhe aftësitë e tij frymëzuan edhe drejtuesit e klubit të Barcelonës dhe ai u ftua në kampin e ekipit spanjoll në shtator. Muniz, është 11 vjeç, ai ka lindur pa këmbë, por kjo gjë nuk e pengoi të realizojë ëndrrën e tij, ku muajin e ardhshëm ai ikën në Spanjë për të marrë pjesë në kampin e trajnimit të Barcelonës.

Pavarësisht se është lindur pa këmbë ai ecën vrapon, po ashtu Muniz është shquar si një nga futbollistët më të mirë në shkollën e tij dhe synon të luajë si idhulli i tij Messi. Shoku i tij më i mirë Lucas Santos foli për aftësitë e tij: "Ai është i aftë, ai shkon pas topit, ai është trim dhe ai e di se si të organizojnë lojën". Ashtu si shumë djem të moshës së tij, Gabriel, harxhon shumë orë duke u marrë me stërvitje.

Por pavarësisht të gjithave, ai e di se paaftësia e tij e lindur s’do ta lerë atë të jetë në gjendje të luajë për një ekip futbolli profesional dhe kështu Gabriel është duke shpresuar se futbolli një ditë do të bëhet një sport Paralimpik.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama