Cfare krijese eshte kjo?

 Cfare krijese eshte kjo?
Një video e postuar në internet ku tregohet trupi i pajetë i një kafshe ujore, të pahasur më parë nga njeriu, ka ngjallur kureshtjen e përdoruesve, por edhe të ekspertëve të kafshëve që popullojnë botën ujore.

“Monstra” e zbuluar në plazhin Pukahina në Zelandën e Re është e gjatë rreth 9 metër. Ka një kokë të stërmadhe dhe dhëmbë të mprehtë, aq sa më shumë duket si fosil i një dinosauri. Nga forma dhe mprehtësia e dhëmbëve ekspertët që janë njohur me videon thonë se bëhet fjalë për një krijesë mishngrënëse.

Elizabeth Ann, autorja që ka postuar videon e para në internet, thotë se në pjesën e pasme të trupit, krijesa misterioze është e coptuar. Sipas saj, coptimi ka ardhur nga një kafshë, apo grup kafshësh të tjera.

Eksperti i kafshëve, Anton Van Helden i Universitetit të Aucklandit thotë mund të bëhet fjalë për mbetjet e një orke, por tezën e tij e kanë hedhur poshtë të tjerë studiues që thonë se “monstra” nuk është një orkë dhe për këtë mjafton të shohësh formën e dhëmbëve që i ka të përthyer në anë të kundërt të orkës.

Trupi i krijesës misterioze, që mbetet ende për t’u verifikuar nëse vërtet është një e tillë, është nxjerrë në bregdet nga një stuhi e fuqishme që goditi Pukahinan.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama