Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Tele-Wikileaks!

Shkruar nga: Skënder Minxhozi  
Botuar më: 14 vite më parë

Skënder Minxhozi
Tele-Wikileaks!

Mesa duket ka qenë një gallatë e madhe. Si në shumë raste të tjera. Veçse kësaj rradhe, një “vesh” shqiptar ka regjistruar gjithçka. Zbardhja, për herë të parë, debateve të brendshme të europarlamentarëve në Bruksel për situatën në Shqipëri, ka qenë një farë Wikileaks-i i vogël dhe modest, që na ka lënë ta habitur dhe të dëshpëruar njëkohësisht. Jo se nuk i dinim ato që mendonin për ne në Bruksel, jo se nuk e ndjenim mbi shpinë ironinë dhe shpotitë e ndërkombëtarëve (ashtu siç e dinim ç’ndodhte, edhe para se video Meta-Prifti të na i tregonte dallaveret e zyrave të shtetit), porse duke i dëgjuar fjalë për fjalë ato që u thanë për ne, nuk kishim sesi të mos shokoheshim nga kjo “realpolitikë” kaq therëse.

Misioni diplomatik ndërmjetësues i Lajçak pati një përfundim jo të mirë, në të dyja seancat e tij të shkurtra në Tiranë. Pritet që vendin e tij ta zerë së afërmi Baronesha Ashton, një zyrtare e cila shkel për herë të parë në Shqipëri, jo për të diskutuar statusin e ardhshëm të vendit tonë në raport me BE, por për të hedhur kërcënimin e rradhës ndaj një klase politike që tashmë i ka lodhur të gjithë. Në Shqipëri po se po, por mesa duket edhe jashtë saj. Mënyra sesi reagojnë eruoparlamentarët (pjesa më e madhe e të cilëve i njohin me emër e mbiemër protagonistët e politikës shqiptare), përbën një sinjal të qartë se situata në vendin tonë i ka djegur të gjitha limitet e durimit dhe të normalitetit. Jemi bërë gazi i botës, aq sa një politikan i vjetër e i urtë si Eduard Kukan, nuk arrin ta mbajë ironinë, teksa reagon i habitur “Berisha pranon se ka bërë gabim? E pabesueshme”!

Kronika televizive e Top Channel zbuloi një copë të panjohur deri më sot të Brukselit zyrtar. Atë copë e cila mes vetes flet, debaton, rreh mendime dhe kërkon ‘Planin B” për Shqipërinë. Pasi plani A, ai që do dëshëronim të gjithë, pra që të kishte një zgjidhje të shpejtë të krizës, mesa duket ka dalë jashtë përdorimi. Akti i vogël i transparencës që kjo kronikë bëri, është jo vetëm një scoop mediatik, jo vetëm një dëshmi unikale, por njëherësh edhe një akt akuze kolektiv i Europës blu, të kuqe apo të gjelbër, ndaj klasës tonë politike hileqare.

Në Bruksel dhe Uashington po ngurrojnë të ndërhyjnë masivisht. Po na lenë të “skuqemi” në vajin tonë. Të gjithë ata që presin sirenën e zjarrfikëses të ndërkombëtarëve, që të vijë të shpëtojë katastrofën, ndoshta duhet të presin edhe më. Derisa temperatura këtu të jetë ngritur aq shumë, sa t’i bëjë të lëvizin nga vendi ata që dëgjojmë sesi tallen jo pa të drejtë, me këtë Pazar të shëmtuar ballkanik, që është Shqipëria e vitit 2011.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama