Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pse Dik Marti beri sikur u terhoq?

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 14 vite më parë

Mentor Nazarko
Pse Dik Marti beri sikur u terhoq?

Intervista e fundit e Dik Martit në një portal të shqiptarëve në Zvicër krijoi vëmendje të jashtëzakonshme në publikun mbarëkombëtar. Në këtë operacion imazhi shumë cilësor, nëpërmjet një interviste me një portal shumë cilësor, të drejtuar nga një intelektual i shquar shqiptar, dikur studiues në universitetin ku Marti është president, Marti u përpoq të merrej me të gjithë akuzat. Arsyeja kryesore për këtë vëmendje lidhet me “shfajësimet e Dik Martit për UÇK-në dhe Hashim Thaçin”, apo rishikimin e qëndrimit ndaj shqiptarëve si komb.

Janë disa arsyet e Dik Martit, i cili megjithatë ia arriti një qëllimi të parë, të korrë sukses me tituj mediash, si thotë diplomati britanik MacSHane. Në pikëpamje kohore, pak ditë na ndajnë nga shqyrtimi i raportit në Asamblenë Parlamentare të KE. Gjatë kësaj është vërejtur një mobilizim mbarëkombëtar shqiptar, i cili me shumë gjasa nuk pritej as prej Martit, as prej kujt qëndron pas tij. Mund të imagjinohej se besnikë të traditës së sherreve të tyre të brendshme, shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri, do ta përdornin raportin për të goditur njëri- tjetrin. Megjithë vonesat në reagim, apo ndonjë diferencim si ai i Vetëvendosjes, përgjithësisht faktorët shqiptarë unifikuan qëndrimet, të paktën rreth një emëruesi të përbashkët. Megjithëse nuk u realizua ideja e shprehur nga Pacolli për një tryezë mbarëkombëtare, u vunë re disa iniciativa në atë kahje, si vizita e Presidentit Krasniqi në Tiranë, apo firmosja e njëkohshme mbarëkombëtare e peticionit anti Marti.

Kjo i ka krijuar një shqetësim të madh Martit, i cili siç tregon intervista, i njeh mirë reagimet shqiptare. Sipas një parimi edhe juridik, të parespektuar në raport, ku ka vetëm fjalë të akuzatorëve dhe jo fjalë të të akuzuarve, Marti vendosi të komunikojë “njerëzisht” dhe me shqiptarët. Nëse nëpërmjet publikimit të raportit ai shau shqiptarët në të gjitha gjuhët e  botës, sot ai komunikoi duke i marrë me të mirë shqiptarët vetëm në shqip. Pse? Sepse Marti 65- vjeçar është një njeri që në vitet e fundit të karrierës së tij publike, aspiron të ngjitet lart, ndoshta deri në Presidencën Helvetike.

Nuk do dukej e udhës për një njeri me kësi ambicieje, të pikturohej si antishqiptari më i madh, në kohën kur në Zvicër jeton një komunitet i madh shqiptar. Ndaj Marti, përpiqet ta marrë me të mirë këtë komunitet, duke thënë se dashuron Kadarenë, e të tjera pohime dashurie metaforike ku futen dhe fëmijët e tij. Në këtë përpjekje, ai ngjan nga pak qesharak: ai betohet madje se s’ka marrë asnjë para për raportin, veç 200 frangave; betohet se nuk është antiamerikan, se e ka vëllain shtetas amerikan dhe nipërit gjithashtu. Përdorimi i fjalës “betohem”, është gjuhë jo prej ish-prokurori, por prej politikani. Nëse në raport, Marti, ka bërë prokurorin politik- me akuza penale thëna politikisht (jo profesionalisht), një kryeministri, me intervistën në shqip, ai ka dashur të bëjë politikanin ish- prokuror.

Kështu ka dashur të zvogëlojë rezistencën ndaj raportit të tij, ta përçajë frontin mbarëkombëtar shqiptar, të frikshëm dhe motivues që dhe Perëndimi ta kuptojë se raporti i Martit duhet hedhur në koshin e plehrave. Duke e kuptuar nga reagimet e ekspertëve zviceranë, por dhe nga kirurgë serbë, se akuza për transplante është qesharake, ai duket sikur do ta hedhë në det këtë akuzë, njëjtë sikur anijet hedhin ballastin, ndaj flet vetëm “për një grusht transplantesh”, dhe fton të merremi me burgosjet e paligjshme.

Kryesorja në qëllimet aktuale të Dik Martit është që projektrezoluta e tij të arrijë një sukses, qoftë dhe të pjesshëm, në mbledhjen e ardhshme të KE. Kështu raporti i tij do mbetej në këmbë, dhe ai do mbijetonte politikisht. Duke e ndjerë se ky raport qesharak, i cili në një tekst të vetëm donte të godiste njëherësh Hashim Thaçin, UÇK-në, Kosovën, Shqipërinë, Perëndimin, ka provokuar një reagim të fortë dhe tek Perëndimi, Marti iu shmang çdo debati në arenën perëndimore. Së pari, iu shmang një debati televiziv në Zvicër, dhe më në fund iu shmang dhe debatit në Parlamentin Evropian, ku e priste me siguri një dush i ftohtë.

Për të gjitha këto arsye, duhet të hidhet poshtë tërësisht projektrezoluta që ai propozon. Nuk e di se ç’qëndrim do të mbajë delegacioni shqiptar në Asamble, por vetëm hedhja poshtë tërësisht  e projektrezolutës, do t’i jepte vendin këtij politikani që pasi ka lënë karrierën prej prokurori në një moshë bukur të madhe, ka ngut të krijojë publicitet rreth figurës së tij nëpërmjet veprash të tilla. Rastësisht ose jo në këtë karrierë politike, filli lidhës i veprimtarisë së tij është antisemitizmi, antiamerikanizmi, antishqiptarizmi.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama