Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pavarësia, Kikja dhe Big Brother

Shkruar nga: Sokol Balla  
Botuar më: 14 vite më parë

Sokol Balla
Pavarësia, Kikja dhe Big Brother

Një javë më parë, një prej protagonistëve të emisionit të ndjekur Big Brother, i mbiquajturi Kikja, sulmoi ashpër fituesin e edicionit të tretë si dhe akuzoi indirect organizatorët se kishin manipuluar rezultatin. “Mua më kanë votuar, tha Kikja, rezultati është i manipuluar”

Ndoshta drejtuesit e televizionit që ka paguar miliona euro për të bërë të famshëm ca njerëz mëse të zakonshëm, ndoshta duhet ta shohin me seriozitet këtë akuzë dhe një process gjyqësor që të ndante të vërtetën para Kikes dhe gjithë votës: e verteta se Kiken NUK e kanë votuar të jetë i pari. Pse unë e besoj këtë? Për shumë arsye: E para dhe më profesionalja, si një person që e njoh mirë këtë lloj programi, njerëzit zakonisht nuk votojnë atë që mund të quhet njeriu më me karakter. Votojnë atë që luan më mirë. Por nuk besoj se Kikja i kishte te dyja, me aq pak sa e kam ndjekur unë programin.

E dyta, sepse votuesit kanë qënë më të shumtë nga Shqipëria, dhe jo nga Kosova. Dhe sigurisht – e këtu nuk ka asnjë të keqe – që ata nuk do të votonin një lojtar nga Kosova. Jo vetëm sepse Kikja ishte shumë më pak interesant se kosovarja tjetër Rrezarta, porse kësaj të dytës, as të qenit më shumë se “interesant” - dhe Jetmiri mund të dëshmojë për këtë më mirë se të gjithë ne – nuk i mjaftoi për të fituar vota.

Por mendoj se debati mund të shtyhet më shumë se kaq. Kikja nuk fitoi se ishte nga Kosova, ose e thënë pak më ndryshe, Kikja nuk duhet të fitonte VETEM se ishte nga Kosova. Të jesh nga Kosova nuk është handicap, që njerëzit të të votojnë për keqardhje apo mëshirë. Të jesh nga Kosova, është nder dhe privilegj, por që të fitosh duhet të mbledhësh vota. Me dhjetra e-maile, disa edhe të shëmtuara, mbërritën në inbox-et e figurave qendrore të Top Channel.

Kryesisht shanin, por ajo që më prekte disi, ishte akuza se ne paskëshim qenë antishqiptarë, se nuk ja dhamë çmimin Kikes! Përveç injorancës – nuk e kuptojnë se Endemol, kompania që organizon Big Brother, nuk do të lejonte kurrë asnjë manipulim rezultati, të një programi që kushton miliona euro – mu kujtuan mijëra ora transmetimi, kur vdiq Rugova, kur Kosova bënte zgjedhje locale dhe të përgjithshme, kur fitonte pavarësinë.

Në minus 26 gradë Ilir Paço drejtonte direkten e varrimit të Rugovës, unë në minus 19 gradë, thoja “Bacë u kry” nga tarraca e Grand-it, Xhunga dhe Dudushi, kanë harxhuar mijëra orë nga emisionet e tyre, duke sakrifikuar audiencën për ti kushtuar vëmendje Kosovës. Që Kosova të bëhej shtet, kosovarët shtetarë, e që Kikja më pas të bëhej personazh në Big Brother.

Nuk di nëse Kikja apo të tijtë i çuan ato e-maile, por sigurisht që Top Channel ka bërë për Kosovën, shumë më tepër sesa ti jepte Kikes një çmim të pamerituar. Po ashtu si shqiptarët e Shqipërisë kanë bërë shumë për vëllezërit e tyre të Kosovës. Por megjithëse sot pak rrugë në Kosovë a Prishtinë kanë emra personazhesh nga Shqipëria, ndryshe nga emrat e politikanëve amerikanë, sigurisht që Big Brother Albania, nuk mund ti dhuronte çmimin e parë një kosovari, siç amerikanët i dhuruan pavarësinë Kosovës.

Një kosovar le ta fitojë Big Brother Kosovën, një konkurs – që me shumë të drejtë – nuk duhet dhe nuk do ta fitojë kurrë një shqiptar i Shqipërisë. Të jesh kosovar sot nuk është handikap, është obligim. Kështu që o dikush në Kosovë të mbledhë paratë e të blejë Big Brother, ose organizatorët në Tiranë të shohin mundësinë që në Big Brother Albania, të marrin pjesë vetëm shtetasit e Shqipërisë. Kosova është e pavarur, mirë është që këtë ta marri vesh edhe Kikja!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama